Dafina Zeqiri shkëlqen në fustanin e nusërisë në videoklipin e këngës së re “Dasma”

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri po punon vazhdimisht për projekte të reja muzikore.

Teksa po shijon suksesin e bashkëpunimit të fundit me Yll Limanin, artistja tashmë ka paralajmëruar një tjetër këngë të re.

Projekti mban titullin “Dasma” dhe këngëtaren e shohim në videoklip të veshur me fustan të bardhë teksa ‘kurorëzohet’.

Foto: Dafina Zeqiri/ Instagram

Kënga pritet të lansohet nesër (e enjte) dhe disa imazhe të reja të shkëputura nga xhirimet e klipt, Dafina ka ndarë edhe së fundmi.

Këngëtarja 34-vjeçare duket e mrekullueshme në fustanin e nusërisë me dantella, të cilin në një skenë tjetër të klipit e ndërron për një të ngjashëm por i shkurtër.

 

“Dasma”, nesër, 18:00″, ka shkruar Dafina në mbishkrimin e imazheve, që pranuan komente të shumta.

Reklama

Përveç angazhimeve profesionale, Dafina javëve të fundit ka qenë e komentuar edhe për jetën private dhe ndarjen me DJ Geek, pas një lidhje disavjeçare. /Telegrafi/