Dafina Zeqiri i qesh në fytyrë serbëve që nuk e pranojnë pavarësinë e Kosovës

Ditët e fundit është bërë një fushatë e madhe nga artistë shqiptarë ndaj kompanisë ‘Apple’ për të përmisuar gabimin e bërë.

Dhe postimet e shumta dhe të ndryshme nga artistët tanë që tregojnë për historinë e vendit tonë, kanë nxitur reagime tek serbët, nga të cilët s’kanë munguar as kërcënimet.

Dafina Zeqiri së fundmi publikoi një video në profilin e saj në Instagram, ku shihej duke qeshur, dhe si përshkrim të saj shkroi “Serbia kur thotë se Kosova është pjesë e saj, dhe kosovarët që e dinë të vërtetën”.