MPB: 385 shkelje për mos-mbajtje të maskës

Gjatë 24 orëve të fundit në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, lidhur me masën për mbajtjen e maskës mbrojtëse, janë regjistruar 385 shkelje. Ministria për Punë të Brendshme vazhdon të apeloj deri tek qytetarët që t’i respektojnë masat dhe protokollet të miratuara nga Qeveria dhe të cilat kanë për qëllim ballafaqimin me Kovid-19.