Dafina Zeqiri e nis ditën me imazhe joshëse nga Maldivet

Dafina Zeqiri solli fotografi të reja nga pushimet.

Dafina Zeqiri këto ditë ka lënë pas angazhimet në muzikë, për t’u relaksuar në pushime, shkruan lajmi.net.

Ajo ka udhëtuar në ishujt Maldive, ku po e shijon në maksimum qëndrimin në atë vend.

Ditën e sotme, këngëtarja e nisi me disa fotografi, në të cilat u shfaq e veshur me bikini të bardha, duke treguar linjat trupore.

Për ndryshe, projekti i fundit muzikor nga Dafina Zeqiri është “Ring Ring”, këngë kjo në duet me Varrosin.