Dafina Zeqiri e Alban Skënderaj paralajmërojnë bashkëpunimin e tyre

Dafina Zeqiri dhe Alban Skënderaj, padyshim janë ndër dy artistët më të suksesshëm shqiptarë.

E më në fund dyshen mund ta shohim në një bashkëpunim, shkruan lajmi.net.

Ishin vetë dy artistët që zbuluan duetin e tyre në rrjete sociale.

Në shkrimin e bërë Dafina ka shkruar se për këtë projekt, të dy kanë qenë në bisedë prej vitesh.

“Ka shume vite që flasim për një bashkëpunim dhe më në fund ia dolëm! A jeni gati???”, ka shkruar Dafina.

Neve na mbetet vetëm të presim me padurim./Lajmi.net/