Dafina Zeqiri dhe Mozzik sjellin këngën e re “Drama Pahiri”

Artistët e njohur shqiptarë, Dafina Zeqiri dhe Mozzik, janë bërë bashkë për herë të parë për një projekt të ri muzikor.

“Drama Pahiri” mban titullin kënga e tyre e re, të cilën e kanë kompletuar edhe nga ana vizuale.

Dyshja vijnë me një paraqitje të mahnitshme në klip e po ashtu edhe në interpretim.

Foto: Screenshot/YouTube

34 vjeçarja ndërkohë ka shkëlqyer në secilën paraqitje, ndonëse shquhet për stilin unik.

Teksti është shkruar nga vet artistët në bashkëpunim me reperin Elinel, të cilët po ashtu janë kujdesur edhe për melodinë.

Foto: Screenshot/YouTube

Producimi vlen të ceket se u bë në studion e producentit Rzon.

Masterizimi iu besua Lorenc Aliut (Avaxus) me video të realizuar nga Fati.tv.

Besohet që edhe kënga do të pëlqehet nga publiku dhe fansat e shumtë të tyre. /Telegrafi/