Dafina pozon joshëse në shtrat: Dukem më mirë nga ajo se çfarë kam kaluar

Dafina Zeqiri u shfaq provokuese në imazhet e fundit.

Dafina Zeqiri gjatë kësaj periudhe është shumë aktive me koncerte, në të cilat kujdes të veçantë i kushton paraqitjes në publik, shkruan lajmi.net.

Së fundi, ajo ka publikuar imazhe nga paraqitja e mbrëmshme në Tiranë, ku shfaqet atraktive në kostum të zi.

Këngëtarja u fotografua e shtrirë në shtrat, e veshur me një xhaketë të zezë, nën të cilën nuk mbante fare reçipeta.

“Unë dukem më mirë nga ajo se çfarë kam kaluar”, ishte mbishkrimi që ajo ia ka lënë fotos.

Teksa po shijon suksesin e “Vuj Vuj Vuj”, Dafina po punon për këngët e reja.