Dafina konfirmon lidhjen me Dj Geek?

Muajt e fundit është folur shumë në media se dyshja Dafina Zeqiri dhe Dj Geek janë në lidhje dashurie, por deri më tani asnjëri nga ta nuk ka pranuar një gjë të tillë.

Dj Geek kishte publikuar një fotografi në Instagram nga koncerti i fundit me këngëtaren, dhe këtë imazh Duffy e ri postoi në profilin e saj duke e përcjellë me një ‘emoji’ për të dashuruar.

Ajo çfarë e bën situatën edhe më të besueshme, Dafina pas disa minutave kishte fshirë imazhin.