Ali Ahmeti takon diasporën në Zhelinë (FOTO)

Sonte në shkollën e Zhelinës, ishte i pranishëm Lideri i shqiptarëve z.Ali Ahmeti bashkë me ministrat dhe drejtorat Shtetëror.

Në këtë takim, të pranishmit, mërgimtarët u interesuan dhe pyetën për çështjet e tyre sa i përket shqiptarëve në RMV.

Qytetarët u shprehen se rinia ikën nga vendi në mërgim, si dhe për rininë duhet të ketë edhe shkolla profesionale që kuadrot e reja të kenë diploma apo licenca për mjeshtërinë e tyre dhe njohjen e tyre.

Ministri i arsimit z.Arbër Ademi u tregoj qytetarëve se ka filluar të punohet në këtë drejtim dhe së shpejti do kenë kushtet e tyre.

Sa i përket integrimeve zv. Kryeministri Bujar Osmani u tregoj se Maqedonia e Veriut tashmë i ka zyrat e saja në Bruksel sa i përket anëtarësimit në NATO, si dhe po kompletohet edhe anëtarësimi i vendit në BE.

Poashtu, një pyetje u bë për kryetarin Ali Ahmeti se çka mendon për marrëveshjen mini-shengen në Ballkan..?
Zotëri Ahmeti tregoj qëndrimin e tij se kjo marrëveshje po keqpërdoret nga disa që nuk ia duan të mirën vendit, sepse flitet për një marrëveshje që do i lehtëson Shqiptarët e vendit ku do largohen kufijtë Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë, dhe qytetarët do kenë transport të lirë të tyre dhe mallrave, sepse kësaj marrëveshje i qëndrojnë pas dhe përkrahin SHBA dhe Europa dhe duke pasur për qëllim qetësinë dhe stabilitetin e vendit dhe largimin e mundshëm të çdo lloj konflikti në rajon.

Poashtu edhe ministri i Ekologjisë, ministri i investimeve të huaja dhe i Bujqësisë diskutuan me qytetarët për disa çështje të rëndësishme.