Çulev: Rritet numri i denoncimeve për dhunë në familje

Ministria për Punë të Brendshme gjatë dy muajve të fundit, prill dhe maj ka regjistruar numër më të madh të denoncimeve për dhunë në familje, njoftoi ministri i brendshëm Naqe Çulev.

“Denoncimet për dhunë në familje për periudhën prill-maj është rritur për 46 për qind, për dallim nga viti i kaluar në periudhën e njëjtë”, tha Çulev sipas të cilit MPB-ja për një muaj ka ngritur 85 padi penale për vepra të ndërlidhura me dhunën familjare.