Cuadrado: Tani është momenti të mbesim të bashkuar deri në fund

Juventusi u nda baras në “Derby della Mole” ku ishte në disavantazh por goli i Cristiano Ronaldos i shpëtoi “Bianconerët” nga disfata, shkruan lajmi.net.

Pas ndeshjes, Juan Cuadrado zgjodhi rrjetin e tij social, Instagram, për të dhënë një mesazh mbështetës për skuadrën.

“Nuk ishte rezultati që donim, është momenti që të zgjohemi dhe të mbesim të bashkuar deri në fund”, përfundoi Juan Cuadrado.

Juventusi qëndron në vendin e katërt me 56 pikë, aq sa Napoli dhe tani caku kryesor për Juven është një vend në Ligën e Kampionëve./Lajmi.net/