Çrregullimet mendore te fëmijët, pandemia po rrit rastet në Shqipëri

Pandemia e koronavirusit po jep efekte negative edhe në shëndetin mendor të fëmijëve në Shqipëri.
Pas dy viteve të vështirë nga izolimi dhe stresi i Covid-19, mjekët po përballen më rritje të çrregullimeve mendore tek moshat pediatrike.

Krahas autizimit të shtuar, psikiatrit po konstatojnë depresion, probleme me komunikimin, me të nxënin dhe gjuhën.

Pskiatrja Florida Dobi, njëherësh drejtuese e Qendrës Kombëtare terapeutike për fëmijët këshillon prindërit për të qenë të kujdesshëm ndaj shenjave të fëmijëve.

Ndërsa pas pandemisë fëmijët duhet t’i rikthehen aktiviteteve dhe jetës sociale. Në qendrën e re terapeutike dhe rehabilituese diagnoztikohen dhe trajtohen fëmijë nga i gjithë vendi më problemet e shëndetit mendor.

Krahas shërbimeve ditore në këtë qendër ofrohet dhe shërbim spitalor për rastet që kërkojnë terapi intensive.

Ende nuk ka të dhëna të sakta sa i përket rritjes se sëmundjeve të shëndetit mendor veçanërisht pas pandemisë.

Por si në të gjithë botën 1 në 50 fëmijë ka çrregullime të spektrit autik, 1 në 3 fëmijë ka probleme më komunikimin dhe gjuhën, ndërsa 1 në 10 fëmijë vuan nga çrregullime të depresionit, raporton A2 CNN.