Cristiano Ronaldo golashënuesi më i mirë në histori të futbollit

Cristiano Ronaldo vazhdon të thyej rekorde, këtë herë ai arriti të bëhet lojtari me më së shumti gola me ekipe dhe kombëtare.

Cristiano Ronaldo është i etur për të thyer rekorde, një të tillë e theu edhe mbrëmë ndaj Tottenhamit.

Ylli portugez, Ronaldo me tre gola ndaj Tottenham Hotspur, u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për ekipe dhe kombëtare në historinë e futbollit.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë, vazhdon të shkruajë histori në futboll, pas tre golave mbrëmë, ai arriti në 807 gola, duke kaluar futbollistin Josef Bicani.

807 golat e tij janë të ndara në 136 për Manchester United, 450 për Real Madridin, 101 për Juventusin, 115 për kombëtaren e Portugalisë dhe pesë për Sporting.