Cristiano Ronaldo bëhet romantik, kështu e befasoi partneren

Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo mbrëmë kanë shijuar një darkë romantike bashkë, shkruan lajmi.net.

Këtë mbrëmje, Cristiano e bëri akoma më të veçantë për Georginën, teksa i huroi asaj një buqetë me trëndafila.

Georgina publikoi fotografinë e luleve, teksa në mbishkrimin që ia la fotos shkruan “Dashuria ime, Cristiano”.

Ndryshe, Georgina dhe Ronaldo shihen shpesh bashkë edhe në paraqitjet publike, ndërsa janë ndër çiftet më simpatike të shoubizit. /Lajmi.net/