Qeveria në Italia ka ndarë një fond prej 25 miliard eurosh për të përballuar urgjencën ekonomike për shkak të koronavirusit.
Kryeministri Conte tha në fund të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, pasi dëgjoi drejtuesit e Bashkimit Evropian që ranë dakord për tejkalimet e buxhetit të Italisë: “Ka një ndarje të madhe mbi faktin se nevojiten më shumë likuiditet dhe të gjitha mjetet për të përballuar këtë emergjencë “.
“Këshilli i Ministrave miratoi ndarjen e jashtëzakonshme prej 25 miliardë eurosh për të përballuar vështirësitë që po kalon vendi për shkak të #koronavirus. Ne po bëjmë gjithçka që është e nevojshme, me çdo mjet të disponueshëm. Së bashku do t’ia dalim” tha Conte.
“Një dekret i parë, me vlerë 12 miliardë euro, do të miratohet brenda javës” tha Ministri i Ekonomisë Gualtieri. Ndërsa Ministri i Punës Catalfo tha se janë parashikuar edhe forma të veçanta të lejes prindërore për familjet, kupona special për punonjësit e vetëpunësuar dhe sezonalë, deri në pezullimin e pagesës së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe mirëqenies, për të mbrojtur ata sektorë të prekur veçanërisht nga urgjenca e koronavirusit.
Italia tashmë është në karantinë nga Aosta në Palermo dhe ka kapërcyer kuotën simbol prej 10 mijë të prekurish. 1004 janë të shëruarit ndërkohë që është regjistruar edhe numri më i lartë i viktimave; 168 në një ditë të vetme duke e çuar totalin ne 631.