Covid-19 në Meksikë, regjistrohen 480 viktima brenda 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë së Meksikës njoftoi se me 480 vdekjet e reja të shënuara në 24 orët e fundit numri i viktimave nga Covid-19 në vend është rritur në 31.119. Ndërsa me 4.902 raste të reja është rritur në 261.750 numri i rasteve me Covid-19.

Në vend deri më tani janë shëruar 159.657 persona të prekur me Covid-19.

Numri i vdekjeve nga Covid-19 në Meksikë tejkaloi për herë të parë shifrën 500 më 27 maj. Në Meksikë rasti i parë me Covid-19 u regjistrua më 28 shkurt ndërsa vdekja e parë më 19 mars.