Covid-19 në Gjermania, 285 viktima brenda 24 orë

Gjermania ka shënuar shifrën më të lartë të viktimave nga Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 285 persona.

Megjithatë numri i të infektuarve në vend është dukshëm në rënie, sipas qendrës së vendit për kontrollin e sëmundjeve, Instituti Robert Koch.

Numri i rasteve të reja u rrit me 2.486, rritja më e vogël e regjistruar deri më tani në 24 orë duke e çuar në 127.583 numrin e përgjithshëm të të prekurve.

Të paktën 72,600 njerëz janë shëruar nga Covid-19, sipas institutit.