COVID-19/ Lirohen 21 të burgosur, si do bëhet monitorimi i tyre

Në kuadër të masave të marra ndaj përhapjes së Covid-19 dhe zbatimit të aktit normativ për aminstinë e të burgosurve, ka nisur këtë të shtunë nxjerrja e tyre nga qelitë.

Mësohet se 21 të burgosur në burgun e sigurisë së lartë në qytetin e Burrelit janë dërguar në banesë këtë të shtunë.

Të burgosurit që përfitojnë nga kjo amnisti do të qëndrojnë 3 muaj në banesë si vetëkarantinim. Ata do të monitorohen nga strukturat policore në mënyrë të vazhdueshme nëse e thyejnë karantinën apo jo.

Të burgosurit u pritën nga një familjar, i cilido të jetë edhe kontakti kryesor apo përgjegjësi për të afërmin e tij gjatë tre muajve./BW