COVID-19 , CureVac 75 milionë euro shtesë për gjetjen e vaksinës

Kompania gjermane e bioteknologjisë, CureVac, që aktualisht po kryen një nga të paktat prova klinike në të gjithë botën mbi një vaksinë të mundshme Covid-19, do të marrë 75 milionë euro (84,7 milionë dollarë) kredi nga Banka Europiane e Investimeve (EIB).

”Paratë janë për të ndihmuar kompaninë që të përfundojë një strukturë prodhimi dhe të mbështesë zhvillimin dhe prodhimin e një vaksine”, theksoi EIB në një njoftim për shtyp.

“E vetmja mënyrë për t’i dhënë fund situatës dramatike me të cilën po përballet bota pas shpërthimit të pandemisë COVID-19 do të ishte një vaksinë e sigurt dhe efektive”, shtoi ajo.

Komisioni Europian, i cili po bashkëfinancon kredinë duke përdorur buxhetin afatgjatë të BE-së, tha se do të mbështesë CureVac.