Covi-19, skriningu i të punësuarve nëpër çerdhe drejt përfundimit

Kryeministri teknik, Oliver Spasovski theksoi se çerdhet për fëmijë do të hapen pasi të mbaroj skriningu dhe pasi të vërtetohet se fëmijët dhe të punësuarit do të jenë të sigurt. Spasovski tha se gjatë ditës së djeshme, Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se skriningu i të punësuarve nëpër çerdhe është në përfundim, pas çka, siç tha ai do të konslutohen me Komisionin për Sëmundje Infektive si dhe me anëtarët e Qeverisë për të caktuar datën për hapjen e çerdheve.

“Situata me Covid – 19 është e paparashikueshme kudo, jo vetëm në vendin tonë. Në varësi të mënyrës sesi sillemi, mund të parashikojmë disa gjëra, përgjegjësia e secilit person, mbajtja e distancës, respektimi i masave mbrojtëse do të kontribuojë në përmirësimin e situatës me Covid- 19, tha kryeministri Spasovski.