Courtois para ndeshjes me Cityn: Në Bernabeu mund t’i kalojmë pengesat pa problem

Portieri i Kombëtares së Belgjikës, Thibaut Courtois ka bërë një reagim para ndeshjes së parë gjysmëfinale ndaj Manchester Cityt në UEFA Champions League.

Courtois thotë se në “Bernabeu” të gjithë kundërshtarët duhet ta kenë frikën, shkruan Lajmi.net

“Na pret një betejë e vështirë, por në Bernabeun tonë të pasionuar, besnik ndaj nesh, ne mund t’i kapërcejmë çdo pengesë. Forca Madrid”, ka shkruar Courtois në rrjetet sociale

Kujtojmë që ndeshja e parë gjysmëfinale mes Real Madrid dhe Manchester Cityt zhvillohet në stadiumin “Santiago Bernabeu” sonte nga ora 21:00./Lajmi.net/