Correa: Fitorja ndaj Milanit do të ndryshojë gjithçka

Derbi i madh i Milanos do të luhet këtë të diele.

Milani dhe Interi do të ballafaqohen nesër nga ora 20:45 në kuadër të xhiros së 12-të.

‘Rossonerët’ momentalisht kanë shtatë pikë më shumë se ‘Nerazzurët’ në renditje, dhe sfida e nesërme mund të ndryshojë situatën.

Futbollisti i Interit, Joaquin Correa ka folur para derbit duke thënë se një fitore e ‘zikaltërve’ do të ndryshonte gjithçka.

“Duhet të kemi motivimin për të marrë tre pikët, dhe për tu afruar në katër pikë pas Milanin”.

“Një fitore do të ndryshojë gjithçka dhe do të tregojë se ne mund të jemi protagonistë. Megjithatë, është shumë herët për gjykime, ne duhet të qëndrojmë afër majës”.

Sulmuesi gjithashtu shpjegoi arsyen e diferencës prej shtatë pikëve në tabel mes Interit dhe Milanos.

“Është e thjeshtë, ata nuk bënë gabime, kështu që ata meritojnë lëvdata”.

“Ne bëmë disa gabime dhe humbëm disa pikë të rënda, por nuk na vjen keq për veten, sepse po kalojmë një sezon të mirë”.

“Tani është koha për të provuar me një ekip të nivelit të lartë. Sigurisht, askush nuk ndihet inferior ndaj Milanit, ne kemi një mentalitet të madh dhe do ta përballojmë derbin pa frikë”, tha Correa.

Mbetet të shihet nëse do të ketë fitues në derbin e Milanos.