Conte: Shpërthimet e mia në publik janë pjesë e një strategjie

Forma aktuale e Tottenhamit ka bërë që edhe trajneri i tij të flas përpara mediave.

Ai e bëri kur tha se nëse nuk arrin të rikthejë fitoret e Tottenhamit, do të mendonte largimin nga stoli.

Përkundër faktit se drejtuesit e ekipit të Londrës fjalët e trajnerit i cilësuan si një moment emocional ashtu nuk mendon vet trajneri.

“Është një strategji për t`iu përcjell një mesazh lojtarëve dhe jo vetëm një moment emocional”, ishin fjalët e Contes përpara ndeshjes së Kupës FA, përcjell lajmi.net.

Mbetet të shihet se a do të mund ta marrin mesazhin e trajnerit lojtarët e Tottenhamit apo jo.