Conte: Po përpiqemi të sjellim lojtarë të rinj në janar

Antonio Conte nuk ka folur specifikisht se cilët lojtarë do të zbarkojnë në Londër përgjatë merkatos së janarit.
Në një intervistë të dhënë për Sky Sport, italiani tha se po përqendrohet të sjellë lojtarë të rinj e të dëshmuar në skuadër

“Ne do të përpiqemi të bëjmë diçka, por duhet të ndjekim vizionin e klubit”, thotë ai për Sky Sport, transmeton lajmi.net.

“Tottenham dëshiron të investojë në lojtarë të rinj, siç bëmë me Kulusevski dhe Bentancur. Talent por me rroga të arritshme. Kjo është ajo që ne do të përpiqemi të bëjmë”, përfundoi ai.

Spurs kanë nevojë për “injektim” këto kohë, pasi forma e tyre në Premier League është e luhatshme.