Conte: Jam i kënaqur, si trajner kurrë nuk kam fituar ndaj Juves, i dija problemet financiare të klubit

Inter mposhti me rezultat 2-0 Juventusin në kuadër të xhiros së 18-të të Serie A, gola për “Nerazzurrët” i shënuan, Nicolo Barella dhe Arturo Vidal.

Pas ndeshjes, Conte, ishte i ngazëllyer me rezultatin ku shprehu kënaqësinë që po ndjen, ai gjithashtu tha se problemet financiare të klubit i ka ditur që në muaji gusht.

“Për të fituar ndaj një skuadre siç është Juventus, që në Itali është një parametër i rëndësishëm, duhet të zhvilloni ndeshjen në perfeksion”, tha ai.

“Kemi zhvilluar një ndeshje fantastike, në nivelin më të lartë, dhe është kënaqësi e madhe kur shoh se disa gjëra që mund të shkonin keq kundër Juves, u rikthyem dhe i anuluam menjëherë”, tha italiani.

“I përgëzoj djemtë që paraqitën në fushë atë që përgatitëm në stërvitje, jam krenar me ta sepse këto ndeshje të japin vetëbesim dhe të tregojnë se je në rrugën e duhur”, tha 51 vjeçari.

“Ata kanë parë që Juve është një referim i skuadrave tjera, për atë që kanë fituar vitet e fundit, ende ekziston një hapësirë, por që ne po punojmë ta mbushim atë zbrazëtirë”, tha Conte.

“Situata me klubin? Nuk mund të them që nuk na intereson, do të ishte një gënjeshtër e madhe. Në të njëjtën kohë, kam qenë i qartë me të gjithë që punojnë me ne, dua vetëm punë dhe të bëj krenar tifozët. Por uroj që situata të përmirësohet, e dija që nga muaji gusht, jemi përballur me probleme të llojeve të ndryshme, por tani shpresojmë që të shkojë gjithçka mirë”, përfundoi Antonio Conte.