Conte: Gara për titull varet nga Juve, ne ëndërrojmë dhe presim rastin

Interi fitoi Milanin në ndeshjen derbi me rezultat 4-2, pas një përmbysje të madhe, të dielën në mbrëmje.

“Skudeto është ëndërr për ne, megjithatë edhe për Lazion. Duhet të pranojë se punët varen nga Juventus, megjitatë en jemi këtu dhe nëse na jepet rasti do ta shfrytëzojmë. Djemtë u ngritën në momentet më të vështira dhe për këtë duhet t’i përgëzojmë”, tha Antonio Conte, trajneri i Interit.