“Conte ëndërron të kthehet te Juventusi”, Moggi befason të gjithë

Ish-drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Luciano Moggi, beson se trajneri Antonio Conte dëshiron të kthehet te Bianconerët.

Conte është pa ekip që nga shkarkimi në fund të sezonit të kaluar nga Tottenham Hotspur dhe emri i tij është lidhur me një numër klubesh.

Klubet italiane kanë qenë më të lidhurat me Conten, sidomos Napoli, i cili ishte gati ta shkarkonte Rudi Garcian pas startit jo të mirë.

Moggi beson se Conte dëshiron të rikthehet te Juventusi, por sipas tij Massimiliano Allegri tani është i vendosur mirë në skuadrën e Juventusit.

“Unë nuk thashë se çfarë u raportua, ata më pyetën nëse ishte e vërtetë që Conte kishte marrë oferta nga Napoli, unë thashë se ai u përgjigj me ‘jo’ të gjithëve, përfshirë De Laurentiis”, ka thënë fillimisht Moggi për Radio Bianconera.

“Ai dëshiron të qëndrojë jashtë këtë vit dhe ndoshta ëndërron të kthehet në Juventus. Unë nuk thashë se ai me siguri do të kthehet në Torino”.

“Kritika për lojën e Juventusit? Kjo është Juve e Allegrit, nëse nuk doni ta shikoni, shkoni në kinema”, përfundoi ish-drejtori i Juventusit.