Ç’ndodh me ty e dashura vendlindja ime, Tetovë?!

Shkruan: Sulejman Mehazi

Ç’dodh me ty e dashura vendlindja ime, Tetovë, si ishe e si u bëre, zonjë e rëndë gjatë ish-Jugosllavisë e prostitute gjatë demokracisë. Sa të ka dashur Marshall Tito i Jugosllavisë e sa të urrejnë demokratët e tanishëm shqiptarë të RMV-së.

Të kanë lënë cullak, pa kurrgjë, atë që ndërtoi Tito e rrënuan politikanët shqiptarë. Tito ndërtoi fabrika të shumta për t’u punësuar tetovarët, kurse politikanët e tanishëm shqiptarë i rrënuan të gjitha, ku është “Teteksi”, “Jugohromi”, fabrika e këpucëve ‘Mishka”, fabrika e lëkurave, fabrika e torteve “Tetovçanka, “Agroremonti”, fabrika e Plastikës, fabrika e Aluminës, e Duhanit, e Miçurinit e “Shik Jellakut”, Tito ndërtoi Shtëpinë e Kulturës, Spitalin e Tetovës, stadiumin e Tetovës, kishte dy kinema, teleferikun për në Kodrën e Diellit, kishte shtëpi rriedukuese për të miturit (Popranvi domin) afë Harabati Baba Teqes, afër gjyqiit sallën sportive, ku është plantazhi i Mollave të Tetovës, i groshës së Tetovës ku?, ku humbën e u tretën si sheqeri në ujë e si kripa në gjellë.

Pastaj themi se pse po zbrazet Tetova?, po çfarë do bëjnë në Tetovën e zbrazur?

Tetova 30 vjet rradhazi shkon teposhtë e tatëpjetë nga vetë udhëheqësit shqiptarë, shkon deri në zhdukjen e saj.

Për zbrazjen e Tetovës nuk janë fajtorë titistët e komunistët, por shqiptarët “patriotë” e demokratë.

Tetova gjatë ish-Jugosllavisë ishte krenaria shqiptare, në Slloveni, Kroaci, Bosnjë-Hercegovinë, Mal të Zi e Serbi më shumë e njihnin Tetovën sesa kryeqendrën e RMV-së, Shkupin.

Tani Tetova brenda RMV-së së vogēl është bërë e padurueshme, e fundit dhe më e varfëra.

Tetova në ish-Jugosllavi kishte emër, kurse tani është bërë vegël.