Çmimi qesharak që Atletico do të paguante për Paulo Dybalan

Paulo Dybala do të jetë sërish një nga protagonistët e merkatos së verës, pasi lojtari argjentinas mban një klauzolë largimi prej vetëm 12 milionë eurosh, 

Kjo shifër ka ngjallur interesimin e një morie klubesh të mëdha në Evropë, përfshirë edhe Atletico Madridin.

Klubi bardhekuq ishte tashmë i interesuar të merrte shërbimet e sulmuesit argjentinas kur i mbaroi kontrata e tij me Juventusin, por mjaftoi paraqitja e Jose Mourinhos në stolin e Giallorossëve për të bindur Dybalan që të vazhdonte në Serie A.

Duke qenë tani largimi i trajneri portugez do të shkaktonte lamtumirën e futbollistit 29-vjeçar, i cili ka qenë gjithmonë i pëlqyer nga Diego Pablo Simeone – gjërat duken më të thjeshta.

Nga ana tjetër, në kontekstin italian, Roma ka një mundësi unike për të anuluar ofertën zyrtare që mbërrin për Dybalan, e gjitha me mundësinë e mbajtjes së lojtarit.

Megjithatë, ky opsion nuk vjen pa kosto shtesë, pasi për të ushtruar këtë “anulim”, kërkohet pagesa e një pjese të 12 milionëve për lojtarin në formën e “bonusit të përhershëm”.