Çmimi i parkingut, vazhdojnë protestat e tregtarëve

Sot në mëngjes kanë vazhduar protestat në rrugën Kirill dhe Metodij, ku rreth 40 qytetarë të cilët punojnë në Tregun e Gjelbër tashmë kanë nisur protestën duke bllokuar komunikacionin në këtë rrugë me kërkesë për uljen e çmimeve për parking në Komunën Qendër.

Ndryshe komuna Qendër ditë më parë morri vendin për rritjen e çmimit të parkingut, kjo shkaktoi revoltën e tregtarëve sepse sipas tyre , kjo do të ndikoj në punën e tyre, gjegjësisht uljen e qarkullimit ditorë.