Autostrada Shkup-Bllac, sot pritet të bëhet nënshkrimi i marrëveshjes

Në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të nënshkruhet Marrëveshje për ndërtim të dy kilometrave të para të autostradës Shkup-Bllacë.

Marrëveshjen do ta nënshkruajnë drejtori i NP për Rrugë Shtetërore, Zoran Kitanov dhe drejtori i përgjithshëm i SH.A. “Granit”, Zoran Millkovski.

Në këtë ngjarje, siç bëjnë të ditur nga pres-shërbimi qeveritar, do të marrin pjesë edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, njëherë edhe në rolin e koordinatorit të Qeverisë për projektin Shkup-Bllacë, Bujar Osmani dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski.