Çmimet rriten pa bazë, tragtarët fitojnë miliona, shteti i zhytë në borxhe qytetarët se i konvenon

Shkruan: Florian NESIMI, profesor universitar

 

Shumë prej çmimeve janë rritur pa bazë dhe janë të fryra nga vetë tregtarët dhe prodhuesit. Ata po pasurohen dita ditës dhe krijojnë milionat e tyre në kurriz të qytetarëve të varfër. Shteti nuk iu del në ndihmë qytetarëve në këtë kohë krize sepse atij i konvenon që qytetarët të zhyten sa më shumë në borxhe, me qëllim që pastaj t’i mashtrojë dhe mbisundojë sa më lehtë. As mediumeve nuk iu intereson rritja e çmimeve sepse edhe ata vet bëjnë pjesë në grupin që pasurohen.