Çmime të reja të derivateve të naftës

Çmimet e derivateve të naftës do të mbeten të njëjta për këtë javë.

Me vendim të Komisionit Rregullator për Energjetikë nga mesnata e sotme do të shtrejtohet vetëm çmimi i mazutit.Çmimi i Eurosuper BS-95 do të mbetet 68 denarë për litër, Eurosuper BS-98 do të jetë 70 denarë, ndërsa Eurodiseli do të kushtojë 62.5 denarë për litër.

Këto çmime do të vlejnë deri në javën e ardhshme, kur KRRE do t’i publikojë çmimet e reja.