Çmime të reja të derivateve të naftës

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit mori vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,84 % në raport me vendimin e datës 6.09.2021.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98 rriten për 1,00 denar/litër, ndërkaq çmimet e shitjes me pakicë të ЕURODIZELIT (D-Е V) dhe të VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMVISËRI (ЕL-1) nuk ndryshojnë, respektivisht mbeten në të njëjtin nivel, siç janë përcaktuar me vendimin e datës 06.09.2021.

Çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit М-1 SU rritet për 0,552 denarë/kilogram dhe tani do të jetë 38,395 den/kg.

Nga data 14.9.2021, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë për motorë EUROSUPER BS 95 – 73,00 (denarë/litër)
Benzinë për motorë EUROSUPER BS 98 – 75,00 (denarë/litër)
Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) – 63,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 63,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 38,395 (denarë/kilogram)

Në periudhën e kaluar shtatëditore çmimet referente në bursat botërore shënojnë rritje: te benzina për 4,142 %, te nafta për 0,066 %, te vaji ekstra i lehtë ka ulje për 0,11 % dhe të mazuti ka rritje për 2,34%.

Në të njëjtën periudhë kursi i denarit në raport me dollarin është më i ulët për 0,343%.

Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 14.9.2021. Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t'i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.