CMG intensifikon bashkëpunimin me mediat e vendeve të OBSh

Grupi mediatik i Kinës CMG po zgjeron bashkëpunimin me media të ndryshme duke krijuar kanale komunikimi me vende të ndryshme të botës .
Në prag të vizitës shtetërore në Taxhikistan dhe Kazakistan të Presidentit të Kinës Xi Jinping, u zhvillua të dielën në Dushanbe aktiviteti për transmetimin e programeve të CMG -së , në bashkëpunim me agjencinë kombëtare të lajmeve të Taxhikistanit “Khovar” dhe televizionin “Sinamo”

Gjatë aktivitetit, mediat kryesore të Taxhikistanit do të transmetojnë me radhë mbi 10 programe cilësore të CMG-së, të cilat pasqyrojnë diversitetin kulturor, traditat, zakonet si dhe ndryshimet ekonomike e shoqërore të krahinave të ndryshme të Kinës. Gjithashtu do t’u paraqesin vendasve gjallërinë e madhe të Kinës në epokën ere, do të pasqyrojnë vizionin e bukur të të dy vendeve për mësimin e qytetërimeve të njëri-tjetrit, për bashkëpunimet me përfitime reciproke dhe zhvillimin me fitime të përbashkëta

Gjatë video-fjalimit të tij në aktivitet, Drejtori i CMG-së Shen Haixiong tha se CMG-ja është e gatshme të shtojë më tej shkëmbimet dhe bashkëpunimet me kolegët mediatikë të Taxhikistanit, si edhe të japë kontributin mediatik për ndërtimin e bashkësisë me fate të përbashkëta të Kinës dhe Taxhikistanit.
Po kështu të dielën nisi edhe në Astana aktiviteti i transmetimit të programeve cilësore të Grupit Mediatik të Kinës (CMG), i organizuar bashkërisht nga CMG-ja dhe televizionet “Silkwaytv” e “Atameken” pranë Radio-Televizionit Presidencial të Kazakistanit.
“CMG-ja ka bërë përpjekje për nxitjen e shkëmbimeve kulturore e njerëzore midis dy popujve, duke trashëguar dhe zhvilluar frymën e Rrugës së Mëndafshit. CMG-ja dëshiron që të thellojë më tej bashkëpunimin pragmatik me homologët kazakistanas, për të dhënë kontributin e medias për nxitjen e ndërtimit të bashkësisë me fate të përbashkëta ndërmjet Kinës e Kazakistanit”- nënvizoi Shën Haixiong në videofjalimin e tij.