Cllevio flet për fillimet e karrierës dhe njohjen me Unikkatilin: Jam rritur me të, jam rritur me TBA

Kleviol Ahmeti i njohur si Cllevio ka qenë i ftuari i radhës në emisionin e ri të Meriton Mjekiqit.

Reperi nga Shqipëria ka folur rreth jetës dhe karrierës së tij profesionale, ndërsa në fund bëri edhe një ‘freestyle’.

Ai ka treguar më shumë se kur e nisi muzikën, duke përmendur në këtë mes edhe reperin Unikkatil.

Foto: Screenshot/YouTube

Me këtë të fundit tregoi se është rritur, por nuk është se ka qenë në grupin e tij si anëtar, por më shumë si mik.

“Muzikën e kam filluar, kur kam shkuar në Amerikë kam qenë 15 vjeç. Kam pasur dy shokë nga Tirana që i dua fort dhe i kam vëllezër. Edhe kemi filluar muzikën me ta, derisa jemi njohur me kapitenin i them unë, Unikkatilin”, u shpreh Cllevio.

Foto: Screenshot/YouTube

Krijuesi i hitit “Paridi” tutje shtoi: “Për të thënë se Unikkatili kë ka marrë në grup, i ka marrë se edhe i kanë ndihmuar edhe i ka dashur si njerëz deri diku. Kurse për mua nuk ka pasur ndonjë lloj interesi për të qenë unë anëtar i TBA apo se isha ndonjë talent muzike, por i pëlqeja si tip dhe më ka ndenjur afër dhe më ka dhënë mundësinë për të bashkëpunuar me Unikkatilin që në vitin 2006. Edhe unë ia di për shumë faleminderit, por nuk mund të them se kam qenë anëtar si reper kam qenë anëtar si dashamirës më shumë. Unë kam qenë aty për aq mundësi sa kam pasur edhe jam rritur me TBA, jam rritur me Unikkatilin”.

Reklama

Në ‘freestyle’, Cllevio nuk kishte lënë pa ngacmuar Noizyn, me të cilin pati një sherr vitin e kaluar. /Telegrafi/