Cleveland Cavaliers marrin fitoren e 12-të radhazi, megjithatë rekordi mbetet ende larg

Mbrëmë u luajtën pesë ndeshje në elitën e basketbollit amerikan NBA, ku Cleveland Cavaliers vazhduan serinë e tyre krejtësisht të pabesueshme 12 fitore radhazi në po aq ndeshje sezonin e ri.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Kenny Atkinson regjistroi fitoren e dymbëdhjetë dhe arriti rezultatin 12-0, dhe këtë herë Cavs mundën Chicago Bulls 119:113.

Bulls ishin një rival i barabartë me Cavs gjatë gjithë kësaj ndeshje, por Cleveland gjithsesi arriti të fitonte në një fund të ngushtë. Çelësi ishte seria 5-0 tre minuta para fundit, kur shënimet e Caris LeVert dhe Darius Garland i çuan mysafirët në 115:110, pas së cilës Chicago nuk mund të rikthehej.

Donovan Mitchell ishte më meritori për fitoren e Cavs ku realizoi 36 pikë e tetë kërcime, derisa te vendasit më efikasi ishte Zach LaVine me 26 pikë

Kështu, Cleveland u bë vetëm skuadra e tetë në histori që hap sezonin me 12 fitore radhazi, dhe skuadra e Atkinson është vetëm tre fitore larg nga 15-0 fillestare e drejtuar nga Houston Rockets të udhëhequr nga legjendar Hakeem Olajuwon.

Sigurisht, rekordi 24-0 i Golden State nga viti 2016 duket ende i paarritshëm.