Clark premton lobim për investime amerikane në Maqedoninë e Veriut

Kryeministri i vendit Zoran Zaev ka pritur në takim ish-gjeneralin amerikan dhe ish-komandantin e forcave të përbashkëta të NATO-s për Evropën, Ëesley Clark.

Në këtë takim u diskutua mbi realitetin e ri për Maqedoninë e Veriut dhe rajonin.

Zaev anëtarësimin në NATO e vlerësoi si arritjen e qëllimit strategjik të vendit për përcaktimin e pozitës gjeostrategjike të Maqedonisë së Veriut në rajon dhe ndërkombëtarisht, si dhe përfitimet e sigurisë së sigurisë që krijuan kushte dhe inkurajuan një numër të madh të investimeve të huaja dhe progresin ekonomik.

Ndërkohë Clark tha se tani që karriera e tij ushtarake ka mbaruar, ai është i përkushtuar plotësisht si një biznesmen për të mbështetur zhvillimin e rajonit dhe Evropës Juglindore në lidhjen e tyre ekonomike me investitorë amerikanë dhe evropian. /SHENJA