Sport Clarence Seedorf konvertohet në mysliman, falënderon gruan e tij për këtë vendim

Clarence Seedorf konvertohet në mysliman, falënderon gruan e tij për këtë vendim

Futbollisti i famshëm holandez, Clarence Seedorf, ka pranuar besimin islam, ka bërë të ditur vetë ai.

Mesfushori i famshëm që luajti për klube të mëdha si Ajax, Inter, Milan dhe Real Madridi.

Ai i ka dhënë merita të mëdha bashkërshortes së tij Sophia Makramati, që sipas tij i ka mësuar në thellësi kuptimin e kësaj feje.

“Një falënderim i veçantë për të gjitha mesazhet e këndshme që mora në festën e bashkimit tim në familjen myslimane. Jam shumë i lumtur dhe i kënaqur që bashkohem me të gjithë vëllezërit dhe motrat anembanë botës, veçanërisht me Sofian time të dashur, e cila më ka mësuar më në thellësi kuptimin e Islamit”.

“Unë nuk e ndryshova emrin tim dhe do të vazhdoj të mbaj emrin tim siç ma kanë dhënë prindërit e mi, Clarence Seedorf! Unë iu dërgoj gjithë dashurinë time për të gjithë në botë”, ka shkruar Seedorf.

Edhe partnerja e tij është shfaqur e lumtur me vendimin e Seedorf.