‘Reds’ kanë marrë një fitore në udhëtim kundër skuadrës së madhe portugeze, Benfica, me rezultatin 1:3, shkruan lajmi.net.
Skuadra e Jurgen Klopp kreu punën e saj qysh në pjesën e parë. Ata zhbllokuan në minutën e 17’ me anë të Konate.
Goli i dytë për Liverpool u shënua nga Sadio Mane, në minutën e 34’. Me këto dy gola epërsi Liverpool e mbylli pjesën e parë.
Benfica e nisi mirë pjesën e dytë dhe shënoi me anë të Nunez në minutën e 49’, por nuk arritën më shumë sesa kaq.
Rezultati final u vulos në minutën e 88′, kur Luis Diaz dërgoi topin në rrjetë për rezultatin 1:3. Diogo Jota mund të çonte shifrat në 1:4 në minutën e fundit, por portieri i Benfica ishte në vendin e duhur.
Ndeshja e kthimit do të luhet në ‘Anfield’, terren që e favorizon edhe më shumë skuadrën e Liverpoolit.