Çka solli Bundesliga, në kohën e pandemisë “Covid 19”

Stadiumet e zbrazura, publiku me figura të letrës, futbollistët në pankinë me distancë sociale dhe me maskë në fytyrë. Këto janë një pjesë e gjërave që kishim mundësi të shohim në ndeshjet e para të Bundesligës, pas koronavirusit.

Futbollistët erdhën në stadium me shumë autobus që të ketë distancë sociale dhe të gjithëve në hyrje në stadium u mateshin temperatura trupore, ndërsa në terren ishin 30 topa të futbollit, ndërsa ajo që përdorej vazhdimisht dezinfektohej.

Policia patrullonte rreth stadiumit që të pengojë grumbullimin e tifozëve, ndërsa në stadium ishin 109 persona, përfshi edhe ata në dhomën e sistemit VAR dhe sigurimit. Trajnerët kishin leje që të jenë pa maskë, që të koordinojnë futbollistët, ndërsa përshëndetja lejohej vetëm me anë të kupcëve sportive.