BDI dje kundër takimit Zaev-Mickovski, sot përkrahë vendimet e tyre!

Dy qëndrime të BDI-së brenda dy ditëve që nuk duken fort kozistent njëri me tjetrin:
Qëndrimi numër 1 (i djeshëm):
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi, sot ka deklaruar se në takimin e sotëm midis liderëve Zaev-Mickoski nuk mund të sillen vendime për arsye se vendimet merren në kuvend ose në qeveri dhe gjithsesi se ato vendime do të vijnë atje.
Sipas Grubit sot edhe liderët e opozitës shqiptare, përkatësisht sekretarët e këtyre partive politike patën mundësinë që të vijnë dhe të ulen në tryezë për të bashkëbiseduar jo vetëm për çështjen e regjistrimit por edhe për çdo çështje tjetër me interes të përbashkët të cilën mund ta ngrisin si çështje.
“Nuk mund të sillen vendime nga ata dy lider në ato takime për arsye se vendimet sillen o në parlament, o në qeveri prandaj gjithsesi se ato vendime do të vijnë atje, ndërsa liderët shqiptar, apo sekretarët e partive politike shqiptare kishin mundësinë që të vijnë sot dhe të bashkëbisedojmë jo vetëm për çështjen e regjistrimit por edhe për çdo çështje tjetër me interes të përbashkët të cilën mund ta ngrisin edhe ata si çështje, por ja që refuzuan që të vijnë. Gjatë gjithë kohës e hapim derën e bashkëpunimit, e shtrojmë dorën e bashkëpunimit por hasim në vesh të shurdhër dhe në refuzim nga ana e opozitës për fat të keq.”
Qëndrimi numër 2:

Artan Grubi, zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut tha për Euronews Albania se shtyrja e REGJISTRIMIT në Maqedoninë e Veriut nuk erdhi për shkak të shqiptarëve, por të komunitetit maqedonas, pasi partitë politike të opozitës kërcënonin me bojkot të procesit.
Sipas tij, nga shtyrja e regjistrimit përfitojnë shqiptarët pasi që periudha për regjistrimin e diasporës zgjatet, nga 1 marsi siç ka nisur deri në 30 shtator d.m.th kemi 6 muaj të plotë për të regjistruar diasporën dhe shtyhet vetëm regjistrimi i popullsisë rezidente.
Grubi është shprehur i kënaqur për ritmet e regjistrimit të diasporës, ku deri tani janë regjistruar 171 mijë qytetarë nga të cilët shumica shqiptarë të Maqedonisë së Veriut.
“Turi i takimeve në Kosovë dhe Shqipëri pati shumë ndikim, është krijuar një sensibilizim i madh si në ndeshjet e kombëtares. Shumë mirënjohës për rolin e medias në Shqipëri dhe Kosovë numrat inkurajues për ne. Shqiptarët nuk kanë humbur asgjë nga propozimi i djeshëm i Zaev, por kanë fituar pasi kanë 6 muaj kohë për t’u regjistruar. Shtyrja nuk është në dëm të shqiptarëve që do të kenë më shumë kohë deri në 30 shtator që të regjistrohen. Procesi duhet të jetë i pakontestuar, as nga opozita, ne nuk na nevojitet një proces i kontestuar”, tha zv.kryeministri i pare. (euronews)