Çka na tregon takimi Pendarovski-Zaev-Mickovski?

Shkruan: Emad Mehmeti
Takimi Pendarovski – Zaev – Mickoski, pa partitë shqiptare ka dy kuptime:
1.) Shtetin e shohin ekskluzivisht si dizajnim maqedonaso – verior.
2.) Partitë shqiptare i shohin krejt të parëndësishme me çka i trajtojnë si dekor, e jo për të ndërtuar sistemin e përbashkët funksional shtetëror.

Këtu mund të shtohet edhe një pikë e tretë: kur takimi bëhet mes dy – tre personave, supozohet se ajo çka flitet më shumë ka të bëjë me pazare politike, ani pse pas takimit ata do të deklarojnë fjalë të mëdha për mirëqenien e shtetit. Andaj, më pas ndodh tek ne që të amnestohen krimenelët politik, ndërsa dënohen me 10 vite burg – vjedhësit e 10 qebapave…

Nuk shkon që votat t’i mbledhin në emrin e “shoqërisë për të gjithë dhe jetë për të gjithë”, ndërkohë në prapaskena të diktojnë veprimin e mëtejshëm poltik të ndarë në baza etnike.