Çka e lidhë dita e 3 shkurtit me Elvana Gjatën?

Është data 3 shkurt dhe këtë ditë e lidhim gjithnjë me Elvana Gjatën, e cila sot feston 36 vjetorin e lindjes. Si gjithnjë ylli i popit shqiptar e ka pritur këtë ditë kaq të veçantë me prindërit dhe motrën e saj.

Ndonëse në distancë Elvana ka postuar në Instagram foto shumë të bukura dhe emocionuese me të dashurit e saj.

Elvana Gjata u bë e njohur për publikun në vitin 2004 gjatë spektaklit “Ethet e së Premtes” dhe që nga ajo kohë e deri tani karriera e saj nuk ka stopuar, po vetëm rritet me hite, koncerte, e bashkëpunime ndërkombëtare.

4 vjet më parë Elvana Gjata publikoi edhe “Ep” e saj “3” të cilën e promovoi pikërisht në ditën e saj të lindjes dhe ajo shënoi një tjetër sukses në karrierën e saj.

Ndaj nuk na mbetet gjë tjetër veçse ta urojmë dhe ne në këtë ditë speciale për të. Edhe 100 artiste!