City, Liverpool e Milan në garë për Okafor

Lojtari i Red Bull Salzburg, Noah Okafor është në radarin e klubeve të mëdha evropiane.
Sipas raportimeve të Florian Plettenberg, disa nga klubet më të mëdha evropiane janë futur në garë për yllin në rritje te Salzburg, Noah Okafor, përcjell lajmi.net.

‘Sky Germany’ bën të ditur se ka një mundësi që lojtari të largohet nga klubi gjatë këtij dimri.

Zvicerani ka para vetes Kampionatin Botëror dhe aktualisht ky kompeticion është një prioritet për të.

Megjithatë, interesimi i Manchester City, Milan dhe Liverpool është joshës për të.

Sipas Plettenberg, Okafor do t’i kushtonte mes 35-40 milionë euro skuadrës që do ta transferonte atë.