City dorëzohet për Rice, Arsenali po i diskuton detajet me West Hamin

Declan Rice së shpejti lojtari më i ri i Arsenalit.
Manchester City nuk do të paraqesë ofertë të re për Declan Rice për t’i bërë konkurrencë Arsenalit që të martën paraqiti ofertën e re në vlerë prej 110 milionë eurove dhe do të tërhiqet nga gara për shërbimet e anglezit.

Arsenali tani po negocion me West Hamin për strukturën e marrëveshjes dhe kushtet e pagesës pas ofertës së lartë, raporton gazetari Fabrizio Romano, përcjellë lajmi.net.

Manchester City nuk do të paguajë atë shumë parash për Rice dhe ata do të largohen nga gara tani.