Cipras: Marrëveshja e Prespës ka qenë një nga arsyet që i humbëm zgjedhjet

Kur vendosa për Marrëveshjen e Prespës disa kanë pyetur nëse ky është i marrë, pse e bën këtë, do t’i humb zgjedhjet, por solla vendim se urgjent është të përmirësohet roli i vendit, ka deklaruar ish kryeministri grek dhe lider i SIRIZA-s, Aleksis Cipras në intervistën për televizionin grek “Antena” në komentin e gazetarit se Marrëveshja e Prespës ka qenë një nga arsyet që partia e tij i ka humbur zgjedhjet e fundit parlamentare në Greqi.

Siç ka njoftuar korrespondentja e MIA-s në Athinë, lideri i SIRIZA-s duke folur për mandatin e tij katër vjet e gjysmë, ka thënë se personalisht për të është kyçe që janë arritur qëllimet themelore, edhe pse disa kanë qenë më gabime dhe lëshime dhe ka shtuar se çdo kryeministër ka një krizë, ndërsa ai ka pasur tre- krizë financiare, krizë në çështjet kombëtare dhe krizën e refugjatëve.

“Atë që e kemi arrit, ndërsa është edhe arritje e madhe përmirësimi i rolit gjeopolitik të vendit në një periudhë të vështirë për Greqinë dhe e shohim këtë. Kur vendosa për Marrëveshjen e Prespës, disa kanë pyetur a është i marrë ky? Pse e bën këtë? Do ti’ humb zgjedhjet. Solla vendim me dijeni të plotë se është urgjent të përmirësohet roli i vendit”, ka thënë Cipras.

Në këtë, gazetari i televizionit grek “Antena” ka komentuar: “Dhe kjo ishte një nga arsyet që i keni humbur zgjedhjet”.

“Kjo ka qenë një nga arsyet, po, mendoj se po. Kryesisht, propaganda helmuese që ishte krijuar rreth asaj. Populizmi. Kur pamë disa që 30 vite mbështetnin zgjidhje t’i përshëndesin ata të cilët nuk janë pajtuar me këtë edhe atë me një, do të thoja karakteristikë kuazi-partiake. Por thoja se ka qenë e urgjente nevoja të zgjidhim probleme dhe konteste të mos kemi praninë e Turqisë dhe në kufirit tonë verior”, ka shpjeguar kryeministri grek.

Cipras ka folur edhe rreth asaj se çka ka ndryshuar në jetën e tij, tani kur më nuk është kryeministër me çka ka thënë se ajo që është me rëndësi është “ajo çka ka ndryshuar në jetën e qytetarëve”.