Çiljeta Xhilaga sjell imazhe të reja nga ndeja për ditëlindjen e 35-të

Çiljeta Xhilaga ka ndarë me ndjekësit imazhe të reja nga ndeja që organizoi për ditëlindje.

Në ato imazhe, ajo shfaqej në formë shumë të mirë, e veshur me një fustan të ngushtë, i cili ia theksonte linjat trupore dhe dukej shumë tërheqëse.

“Nuk jam 35 vjeçare, jam 18 vjeçe me  17 vite eksperiencë”, ishte mbishkrimi që ajo ia la fotografive.

Ndryshe, që nga publikimi i këngës “A je mirë”, në bashkëpunim me këngëtarin Estto pesë muaj më parë, Çiljeta nuk ka sjellë tjetër projekt muzikor.