Çiljeta publikon pamje gjatë xhirimit të klipit me Estton

Estto dhe Çiljeta po vijnë me bashkëpunim.

Dy emrat e njohur të estradës, Estto dhe Çiljeta kanë bashkuar idetë për projektin e ri muzikor, shkruan lajmi.net.

Ishte Estto ai i cili e ka paralajmëruar një gjë të tillë dhe ka treguar se kënga titullohet “Zemër” e do të publikohet më datën 6 Shtator.

Ai ka publikuar pamje dhe çfarë bie në sy në postim është se duket sikur Çiljeta dhe Estto po puthen me njëri-tjetrin, apo ndoshta bëhet fjalë për ndonjë modele apo model.

Më pas edhe Çiljeta e ka publikuar një video të realizuar gjatë xhirimeve të klipit dhe ka treguar për datën e publikimit.

Këngëtarja duket atraktive në klip.