Aktori i famshëm turk befason sërish me stilin e ri të flokëve

Aktori i njohur turk i ka befasuar sërish fansat e tij.

Aktori i njohur turk, Burak Ozçivit, kohët e fundit ka luajtur shumë me stilin e flokëve, shkruan lajmi.net.

Ai çdo herë po i befason fansat e shumtë me ndryshimet e bëra e në mesin e komenteve pozitive ka pasur edhe nga ata që nuk e kanë pëlqyer Burakun me stil të ri.

Aktori i ka befasuar sërish me paraqitjen e fundit.

Burak Ozçivit njihet si një ndër emrat tejet të suksesshëm në Turqi, i cili ndër vite ka arritur të bëjë për vete publikun.

Ai ka pasur rolet kryesore në disa prej telenovelave më të shikuara turke.